Shpërthen zjarri në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë

Një zjarr raportohet se shpërtheu në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë.

Duket se u shkaktua nga “granatimet e vazhdueshme të armikut të ndërtesave dhe njësive [të uzinës]”, sipas kryebashkiakut Dmytro Orlov të Enerhodarit.

Orlov kishte raportuar më parë për luftime intensive midis forcave ukrainase dhe ruse në periferi të qytetit të tij, i cili është në juglindje.

Trupat ruse ishin përpjekur të hynin në qytet me tanke dhe të kapnin uzinën, por banorët dhe punëtorët u panë të grumbulloheshin rreth uzinës dhe rrugëve përreth, të mërkurën, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ukraina ka katër centrale bërthamore aktive, duke përfshirë Zaporizhzhia.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha më herët, të enjten se është duke u konsultuar me Ukrainën “dhe të tjerët me synimin për të ofruar ndihmën maksimale të mundshme për vendin pasi ajo kërkon të ruajë sigurinë bërthamore në rrethanat e vështira aktuale”./21Media

Back to top button