Kaloni te përmbajtja kryesore

Deri në 9,000 njerëz mund të largohen nëse armëpushimi qëndron

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, ka folur me gazetarin e BBC-së, Joel Gunter, i cili ndodhet në Ukrainë.
“Negociatat e armëpushimit vazhduan gjatë natës”, thotë Orlov.
“Marrëveshja u vendos vetëm pak orë më parë, u njoftua dhe ne konfirmuam se armëpushimi filloi në orën 9 të mëngjesit me orën lokale. Ne filluam menjëherë procedurën tonë për të provuar të nxjerrim njerëzit jashtë. Kemi rregulluar 50 autobusë dhe mendojmë se 5-6000 njerëz mund të dalin me autobus për në Zaporizhzhia. Njerëzit mund të largohen edhe me makinë private ne besojmë. Ne mendojmë se gjithsej 7-9000 persona mund të ikin me autobus dhe me makinë private, nëse armëpushimi qëndron”, tha ai.
Nuk ka trena që qarkullojnë sepse infrastruktura hekurudhore është shkatërruar nga trupat ruse.
“Ne ende nuk kemi garanci nga pala ruse se armëpushimi do të vazhdojë edhe nesër. Ne po punojmë për këtë tani. Duhet të kuptoni që qyteti ka katër ditë që ka mbetur pa infrastrukturë, kështu që është e vështirë t’u jepni njerëzve informacione”, shtoi tutje ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button