Pas demantimit nga zëvendëssekretari i KE-së, reagon Bislimi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas demantimit që i bëri zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.
Në një postim në Twitter Bislimi ka thënë se i vjen keq që nuk ka përdorur termat adekuat.
“Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’, përshkrimi i saktë duhet të jetë ‘ne informuam’, shkroi Bislimi.
Really thankful to @DSGBjornBerge for the excellent meeting and the exchange of views. Truly sorry for the choice of the inadequate term in my last tweet. Instead of “he welcomed”, the correct description should state “we informed”. https://t.co/hpI3U1VFUJ
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 10, 2022
Lidhur me këtë, LDK-ja ka kërkuar dorëheqjn e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi./21Media