BE-ja dyfishon shumën për mbështetje ushtarake të Ukrainës

Bashkimi Evropian do të dyfishojë shumën që po shpenzon për ofrimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën në 1 miliard euro, është njoftuar në samitin e liderëve në Versajë.
Siç raporton Guardian, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja midis 27 liderëve nuk ka qenë e vështirë për t’u siguruar.
“Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të rritur presionin ndaj Rusisë”, ka thënë Borrell, përcjellë rtv21.tv
Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”, kurse perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media

Back to top button