ShBA: Rusia mund të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër Ukrainës
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, sot i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka një histori të mirë dokumentuar të përdorimit të armëve kimike.
Thomas-Greenfield ka deklaruar se SHBA “ka shqetësime serioze se Rusia mund të planifikojë të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër popullit ukrainas”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ajo ka thënë gjithashtu se beson se Rusia mund të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë “për atentate si pjesë e një incidenti të organizuar ose të rremë, ose për të mbështetur operacionet taktike ushtarake”./21Media