Inteligjenca britanike: Rusia ende po planifikon sulmin kimik me “flamur të rremë”
Vlerësimi i fundit i inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia në mënyrë të pabazë po vazhdon të akuzojë Ukrainën se synon të kryejë një sulm kimik ose biologjik.
“Rusia ndoshta mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike në një operacion me flamur të rremë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, përcjellë rtv21.tv
“Me siguri do të shoqërohet me dezinformata të gjera për të komplikuar atribuimin”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton BBC
Ndryshe, një flamur i rremë është një veprim politik ose ushtarak i kryer me qëllimin për të fajësuar një kundërshtar për të./21Media