Borrell: Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE

 
Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell ka thënë se ka ardhur koha që Ballkani Përendimor të integrohet në Bashkimin Evropain.
“Unë e di që sot Shqipëria e ka treguar qartë se është një nga partnerët më të besueshëm të Bashkimit Evropian. Është një kontribur shumë i rëndësishëm. Ne po jetojmë në momente kur të qenit bashkë është shumë e rëndësishme. Ka ardhur koha që të ringjallërohet procesi i zgjerimit dhe të integrohet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Ai në konferencë për media ka dekalruar se bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën kanë pasur diskutime interesante.
“Është e tmerrshme dhe të gjithë e shikojmë se si Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën dhe qytetarët e saj. Ky është një sulm kundër Ukrainës, civilëve të saj. Forcat e armatosura ruse po shkaktojnë vdekje të mëdha. Por ne kemi parë edhe qëndresën e madhe të popullit të Ukrainës. Ka qenë agresion brutal nga Rusia dhe në përgjigje të këtij agresioni ne kemi miratuar sot një paketë të katërt të fortë kufizuese. Kjo për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se masat që po marrin do të kenë ndikim në tregtinë ruse dhe në shumë sfera tjera./21Media

Back to top button