Zelensky: Në Mariupol nuk ka ngelur asgjë, vetëm rrënoja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka mbetur asgjë nga Mariupoli, pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin port jugor të rrethuar.
“Nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja..”, tha Zelensky në një fjalim përmes videolidhjes në parlamentin Italian.
Mariupol, një objektiv kryesor strategjik për Moskën ka duruar javë të tëra të bombardimeve ruse. Zyrtarët thonë se banorët kanë mbetur pa ushqim, ilaçe, energji elektrike e ujë.
Këshilli i Mariupolit tha se forcat ruse kishin hedhur dy bomba të mëdha në qytet, por nuk dhanë detaje për viktima apo dëmet.
“Ëdhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan të rrafshojnë atë me tokë dhe ta bëjnë hirin e një toke të vdekur”, tha Këshilli.
Por, Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët./21Media

Back to top button