Milani i kinezëve bën gati blerjen e parë
Milani ka nisur të mendojë për përforcimin e skuadrës
Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të ardhmen e klubit italian, i cili është pranë kalimit në pronësi të plotë të kinezëve.
Pronari i ri, Yonghong Li, ka arritur sot në qytetin e Milanos për t’i mbyllur marrëveshjet e fundit me klubin.
Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, Rossonerët janë duke menduar që të ofrojnë në skuadër mbrojtësin e majtë të Schalkes, Sead Kolasinac.
Klubi mund ta marr lojtarin si transferim të lirë, dhe është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë prej katër vitesh me pagë 2.5 milionë euro.
Për reprezentuesin boshnjak ka shprehur interesim edhe Juventusi./21Media