Shpenzimi i 100 milionë eurove për energji, PDK mbledh nënshkrimet për komisionin hetimor

Grupi Parlamentar i PDK-së, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, do të mbledhin nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor lidhur me shpenzimet e 100 milionë eurove të destinuara për furnizim me energji elektrike gjatë krizës, me të cilën u ballafaquan qytetarët e Kosovës gjatë katër muajve që lamë pas.
Kështu bëri të ditu sot kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili theksoi se themelimi i këtij komisioni, pas refuzimit të mazhorancës, konfirmon se nuk kemi të bëjmë vetëm me dyshime të bazuara, por “me të vërteta që duhet t’i dinë qytetarët, e të cilat pushteti po tenton t’i evitojë”.
“Transparenca është karakteri i një qeverisjeje. Një pushtet që proklamon veten si pushtet i drejtë, përse do të duhej të frikësohej nga transparenca?”, shkroi ndër të tjera Krasniqi në Facebook.
Ndryshe, dje me 23 vota për, 50 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi nuk e miratoi formimin e Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e qeverisë./21Media

Back to top button