Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca përkujtoi masakrën në Pastasel të Rahovecit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Pastasel të Rahovecit, për të përkujtuar kështu vrasjen e 106 martirëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë përreth tij, nga forcat serbe.
Masakra në Pastasel të Komunës së Rahovecit, e kryer më 31 prill, 1999 shënon një prej masakrave më të mëdha që forcat serbe kanë kryer në Kosovë, ku në mesin e martirëve kishte fëmijë, gra dhe pleq.
Trupat e disa prej viktimave të këtij krimi edhe pas 23 vitesh mbesin të zhdukur me dhunë, dhe ende nuk ka asnjë serb të dënuar për krimet e bëra./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button