Kaloni te përmbajtja kryesore

Forcat ruse po tërhiqen nga Chernihiv

Forcat ruse po tërhiqen nga rajoni Chernihiv i Ukrainës veriore.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori lokal i cili tha se sulmet ajrore dhe raketore janë ende të mundshme në rajon dhe askush nuk po e përjashton këtë.
Ai shtoi se forcat ukrainase po hynin dhe po siguronin vendbanimet e mbajtura më parë nga trupat ruse.
Chaus tha se ishte ende shumë herët që forcat ukrainase në rajonin e Chernihiv të linin rojet e tyre pasi trupat ruse ishin ende aty.
Rusia tha të martën se do të shkurtojë operacionet rreth Chernihiv dhe kryeqytetit Kiev në një përpjekje për të rritur besimin e ndërsjellë në bisedimet e paqes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button