Ballkani del me njoftim zyrtar, tregon gjendjen shëndetësorë të Frashërit
Klubi i Futbollit Ballkani ka njoftua për gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri i cili u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 27’-të.
Sipas këtij njoftimi, Frashëri është jashtë rrezikut për jetë, por që ka shtypje të brendshme.
“Lidhur me këtë falenderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetaret e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencen e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje te mbrendshme . Shpresojmë në sherimin sa me te shpejt të gardianit tonë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Ballkani ka kërkuar edhe reagimin e organeve të drejtësisë ndaj kryerësve të këtij akti sakndaloz./21Media