Zelensky vizitoi Bucha-n
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vizituar Bucha-n. Ai inspektoi rrugën, në të cilën një kolonë ruse ishte në pritë dhe foli me banorët vendas.
Ai përsëriti se Rusia ka kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.
I pyetur nga BBC nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë, ai tha: “Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake.”./21Media