Kaloni te përmbajtja kryesore

27 qytetarë rezultuan pozitiv me Covid-19

27 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 812 realizime të tëstuara në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968. Në total numri i rasteve aktive është 550.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.272 doza të vaksinës. Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button