Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina është gati për beteja të mëdha kundër Rusisë

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak ka thënë se Ukraina është gati për beteja të mëdha kundër Rusisë.

Ai shtoi se Ukraina duhet të mposhtë forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska kontrollon dy territore separatiste, për më shumë fuqi negociuese përpara se të zhvillohet një takim midis presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t’i fitojë ato, përfshirë në Donbas. Dhe sapo të ndodhë kjo, Ukraina do të ketë një pozicion më të fuqishëm negociues. Pas kësaj presidentët do të takohen. Mund të duhen dy javë, tre”, ka thënë ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button