Udhëheqësit fetarë do të vizitojnë Ukrainën në shenjë solidariteti
Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë do ta vizitojë sot Ukrainën për të treguar solidaritet me ata që janë prekur nga pushtimi.
Grupi pritet të takojë ata që janë larguar nga Ukraina lindore për në qytetin perëndimor të Chernivtsi.
Delegacioni do të përfshijë murgj, rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë dhe hindu dhe ish-kryepeshkopi i Canterbury-t, Rowan Williams.
Williams ka thënë se kishte një “rast të fortë” për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, për dështimin e saj për të dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Papa Françesku e ka bekuar vizitën, duke thënë se kjo nuk ishte koha për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti “këto veprime të neveritshme”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?