Suita hoteli në formë të UFO-ve

Një kompani italiane ka disajuar suita hoteli shumë unike. E veçanta e tyre është se ato kanë formën e objekteve të paidentifiktara, UFO dhe qëndrojnë mbi ujë.
Suitat e tilla quhen “Pearlsuite” dhe posedojnë një dhomë gjumi, një kuzhinë dhe një ftohës vere të ngjitur për çatie.
Ato po ashtu kanë një motor të vogël, ku klientët kanë shansin të ngasin atë deri në nëntë km në orë me shfrytëzim të smarfonit.
Suitat nuk janë të disjanuara për aventura në det, megjithatë me to mund të udhëtohet përgjatë bregut të detit deri në gjashtë orë.
Suita ka diameter 7 metra. Gjerësia brenda saj arrin deri në 22 metra katror.
Me fjalë të tjera, këto suita janë ide e disenjatorit Pierpaolo Lazzarini, nga kompania Lazzarini, i cili është i angazhuar në kompaninë italiane për transport ujor, Jet Capsule.
Thuhet se ato janë ideale për shfrytëzim si hotele dhe pushime.
Lazzarini ka thënë se shumë suita mund të shfrytëzohen si vende pushimi apo si restorante.
Suitat, sipas projektuesit të tyre Lazarini kanë motor elektrik, nuk emitojnë gazra dhe vijnë me një çmim të ulët.
Për fuqizim të kondicionerit, për ndriçim, ftohje e të tjera, shfrytëzohet energjia diellore.
Sipas Lazarinit, disajnet Pearlsuite janë vetëm koncept, për të cilin për tu realizuar pritet të investohet nga investitorë të interesuar./21Media

Back to top button