Disa rrugë kryesore të kryeqytetit bëhen njëkahëshe në fundjavë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do të bëhet testimi për shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë kësaj fundjave do të funksionojnë krejtësisht si rrugë njëkahëshe:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.
– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE.
– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.
– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit.
– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales.
– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.
Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve./21Media

Back to top button