Arsenali bën gati 50 milionë euro për yllin e Serie-A
Arsenali po përgatit një ofertë prej 50 milionë euro për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham.
“Blutë” kanë një klauzolë kthimi prej 80 milionë euro, megjithëse skuadra e Thomas Tuchel nuk mund ta aktivizojë atë deri në verën e ardhshme, dhe së fundmi ka pasur spekulime se anglezi mund të kthehet në Premier League këtë verë, aty ku edhe Manchester United e admiron.
Megjithatë, sipas “Daily Star”, Arsenali është aktualisht në pozitën më të mirë, me “Topçinjtë” që raportohet se janë të gasthëm të paraqesin një ofertë prej 50 milionë eurosh për qendërsulmuesin në afatin kalimtar veror.
24-vjeçari u transferua në Itali nga Chelsea verën e kaluar dhe ka përjetuar një sezon mbresëlënës për skuadrën e Jose Mourinhos, duke shënuar 24 gola dhe duke regjistruar pesë asistime në 46 paraqitje./21Media