Kur duhet të operohen patjetër venat e zgjeruara, si bëhet parandalimi i zgjerimit të venave, tregon Dr. Parduzi

Kirurgu vaskular, Dr. Driton Parduzi ka deklaruar se venat varikoze sipërfaqësore janë një nga problemet shëndetësore më të mëdha në botën bashkohore, që përfshijnë deri 30% të popullatës së rritur.
Ai ka informuar se në ShBA, 25 milionë amerikanë vuajnë nga venat varikoze.
Si të shpëtoni nga venave varikoze në mënyrë natyrale - Telegrafi
Simptomat
Kirurgu vaskular ka informuar se simptomat e venave varikoze janë: venat e zgjeruara, edema rreth zogut të këmbës, dhimbje e regjionit të nëngjurit, krurja përgjatë venave të zgjeruara, hiperpigmentimi i lëkurës. Ndërsa, në fazat e avancuara, sipas mjekut, simptomat janë: gjakederdhja, ulçera venoze.
Komplikimet
Dr. Driton Parduzi ka potencuar se komplikimet e venave varikoze apo sipërfaqësore janë: ulçera venoze, gjakederdhja, thrombophlebiti, lipodermatoscleroza, ndërsa te tromboza e venave të thella, doktori ka informuar se janë: embolia mushkrore, që është jetëkercnuese, nga e cila çdo vit vdesin mbi 300.000 njerëz në ShBA dhe sindroma post trombotike.
Venat varikoze, shenjë alarmi për dy sëmundje vdekjeprurëse – Balkanweb.com – News24
Kirurgu vaskular ka treguar se kur duhet të operohen patjetër venat e zgjeruara.
“Kur venat e zgjeruara janë me vena varikoze të mëdha, me ulçerë venoze, varikoflebit dhe gjakederdhje, duhet patjetër të operohen.”, ka bërë të ditur ai.
Parandalimi
Kirurgu vaskular, Dr. Driton Parduzi gjatë intervistës për rtv21.tv  ka treguar se si mund të bëhet parandalimi i zgjerimit të venave.
Shmangia e qëndrimit të gjatë statik në këmbë
Largimi i përdorimit të takeve të larta
Përdorimi i qorapave kompresive gjatë ditës
Përdorimi i ushqimeve që përmbajnë më shumë fibra
Kontrollimi i peshës
Ushtrimet
“Qëndrimi statik në këmbë pa përdorim të qorapeve kompresive mund të jetë një nga shkaqet e venave të zgjeruara.”, ka shtuar Dr. Parduzi./21Media
Tryeza - SI TI PARANDALOJME SEMUNDJEN E ZGJERIMIT TE VENAVE !! Nëse në fund të orarit të punës ndjeni lodhje të këmbëve, kjo do të duhej të ishte sinjali i parë që,

Back to top button