Rusia thotë se ka marrë kontrollin e rajonit Kherson

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin në të gjithë rajonin e Khersonit në Ukrainën jugore, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur, por më herët sot, një zyrtar ushtarak rajonal ukrainas tha se ushtria ruse kishte emëruar krerët e rinj të administratës rajonale dhe këshillit të qytetit.
Në një postim në Telegram, Hennadiy Lahuta tha: “Dje, pushtuesit kapën ambientet e këshillit të qytetit Kherson, hoqën të gjitha simbolet ukrainase dhe zëvendësuan rojet e tyre”, përcjell rtv21.tv
Kryetari i qytetit të Khersonit, Ihol Kolykayev, tha se ai refuzoi të bashkëpunonte me administratën e caktuar nga trupat ruse.
“Unë mbetem në Kherson dhe jam me banorët e Khersonit, të cilët më shumë se 18 muaj më parë më besuan menaxhimin e qytetit tonë”, tha ai në Facebook./21Media

Back to top button