Kurti fton LinkedIn të investojë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka vizituar edhe kompaninë Linkedln.
Ai ka thënë se Kosova ofron një klimë të favorshme për investim të kompanive amerikane të teknologjisë, duke bërë kështu që të krijojë vende të reja pune për kosovarët.
Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button