“Era” jepet edhe sonte në Teatrin e Ferizajt
Sonte (10 maj), do të jepet shfaqja “Era” në Teatrin Adriana në Ferizaj.
E shkruar nga Albana Muja, me regji të Agim Sopit, “Era” u dha mbrëmë(9 maj) po ashtu.
Shfaqja nis nga ora 20:00.
Dje, Teatrit i Ferizajt njoftoi se shfaqja nuk preferohet për moshën nën 16 vjeç, për gratë shtatzëna dhe për persona të ndjeshëm.
“Shfaqja ERA që sonte është premierë në Teatrin Adriana, NUK rekomandohet për personat nën moshën 16 vjeçare, për gratë shtatzëna dhe për persona të tjerë të ndjeshëm.”, thuhej në njoftim./21Media