Zyrtare: Kosova dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës , Donika Gërvalla ka dorëzuar aplikimin për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi.
“Donika Gërvalla sapo ka përfunduar takimet në KiE, ku ka dorëzuar personalisht aplikimin. Mund të konfirmoj: Qeveria e Republikës së Kosovës ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.”, ka thënë ai.
🇽🇰 DPM/FM @gervallaschwarz just finished her meetings at the CoE, where she submitted the application in person.
I can confirm: The Government of the Republic of Kosova officially applied for full membership in the Council of Europe. pic.twitter.com/qdMAXjJ38u
— Sharr Jakupi (@sharrjakupi) May 12, 2022
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”./21Media