Nis asfaltimi i rrugës që lidh magjistralen Malishevë-Prishtinë
Sot ka filluar asfaltimi i rrugës ”Adem Jashari” në Malishevë, përkatësisht nga qendra e qytetit që lidhë magjistralen Malishevë-Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një komunikate, ku bëhet e ditur se të pranishëm ishin edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, të cilët e kanë parë nga fillimin e asfaltimit të rrugës.
Me këtë rast Kastrati, ka thënë se kjo rrugë, që ka qarkullimin më të madh në Malishevë dhe po ndërtohet sipas standardeve të ndërtimit të rrugëve me cilësi, madje sipas tij kjo është vetëm fillimi i zbatimit të projektit madhor ”Për Malishevën Urbane”.
Ndërsa, drejtori i drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka thënë se rruga ”Adem Jashari” është rruga që ka frekuentimin më të madh të veturave, pasi është magjistrale dhe është rrugë lidhëse e shumë qendrave, kurse pjesa e riparuar e rrugës, e cila po asfaltohet sot, ka një gjatësi prej rreth një kilometër, duke filluar nga qendra e qytetit dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës./21Media