Gjiganti anglez planifikon transferimin e Hakimit
E ardhmja e anësorit të krahut të djathtë, Achraf Hakimi mund të jetë në kampionatin anglez të futbollit, Premier Ligën.
Sipas “The Athletic”, Chelsea po monitoron situatën e marokenit në Paris Saint-Germain pasi ai nuk është i kënaqur me minutazhën e tij gjatë sezonit që sapo ka përfunduar.
Londinezët ishin të interesuar për mbrojtësin maroken edhe verën e kaluar, por ai ka vendosur që nga Interi të transferohej në PSG për 70 milionë euro.
Në sezonin 2020/21, Hakimi ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Interit të Antonio Contes ku edhe e ka fituar titullin kampion me zikaltërit.