Një grup afganësh largohen nga Kosova

Një grup afganësh të cilët janë strehuar në Kosovë, sot janë nisur për në SHBA.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
“Pas përfundimit të gjitha kërkesave të sigurisë & mjekësore, një grup tjetër afganësh u nis sot nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara. Falë bujarisë së Kosovës, mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në Camp Liya/Bondsteel janë nisur dhe do të kenë një mundësi të dytë për të ndërtuar jetë të re në SHBA. Faleminderit Kosovë!”, thuhet në njoftim e Ambasadës së SHBA-së.
Me marrjen e pushtetit të talibanëve në Afganistan, një pjesë e aganëve u larguan nga vendi për të shpëtuar nga përndjekja e talibanëve./21Media

Back to top button