Ahmeti: 80 për qind e ish-ushtarëve të UÇK-së sot janë në polici dhe ushtri
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke folur për çështjen e ish-ushtarëve të UÇK-së tha se 80 për qind e tyre janë sot në polici, ushtri dhe administratë publike.
“Në Marrëveshjen NATO-UÇK është edukimi, trajnimi, sistematizimi i pjesëtarëve të UÇK-së, në saje të kësaj marrëveshje bëni evidencë në ushtrinë profesioniste, në polici, nëse nuk janë 80 për qind të ushtarëve të UÇK-së. Në administratë publike janë ushtarët e UÇK-së, përveç atyre që nuk kanë pasur kualifikimet e duhura”, tha Ahmeti.
I pari i BDI-së duke folur sonte në emisioni Click Plus për të arriturat e tij në 43 vjet aktivitet politik, tha se ai në rënien e “Perandorisë Jugosllave” ka qenë aktor dhe jo sufler. Po ashtu, ai tha se ka qenë një nga kontribuuesit e formimit të shteti të Kosovës.
“Për 40 vjet nuk kam humbur asnjëherë, jo më për këto 20 vjet. Janë 43 vjet dhe nuk kam humbur. Është përmbysur Perandoria e Jugosllavisë, unë kam qenë aktor në këto ngjarje dhe jo sufler. Është bërë një shtet që quhet Kosovë, unë kam kontribuar. Kam kontribuar në statusin e shqiptarëve të Maqedonisë. Për 20 vjet asnjë cikël zgjedhor nuk kam humbur”, tha Ahmeti./TV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?