​Hysaj nuk ka më vend te Lazio, duhet të gjejë skuadër të re

Trajneri Maurizio Sarri e ka vendosur që Elseid Hysaj të largohet nga Lazio nëse dëshiron të luajë në vazhdimësi.
Mbrojtësi shqiptar u transferua te klubi kryeqytetas një sezon më parë me parametra zero, por aventura e tij në Formello është drejt fundi.
E konfirmojnë këtë mediat italiane që theksojnë se trajneri që ka punuar me Hysaj në tre skuadra të ndryshme, ka vendosur t’ia besojë vendin e titullarit Lazzarit.
Për Hysajn nuk ka skuadra të interesuara për shërbimet e tij momentalisht dhe do të jetë shumë e vështirë që Lazio të gjejë një blerës që të plotësojë kërkesat e klubit.
Për momentin situata është e paqartë dhe Hysaj duhet të presë për të mësuar të ardhmen, por mundësitë që ai të vazhdojë në Romë janë minimale.

Show More
Back to top button