Tanimë konfirmohet edhe nga klubi, Munishi është trajner i Prishtinës
Trajneri Ismet Munishi e kishte konfirmuar vet se do të jetë trajneri më i ri i Prishtinës.
Munishi kishte përditësuar foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook, ku e kishte vendosur emblemën e tifo-grupit “Plisat” që janë përkrahësit e klubit.
Ndërkaq, sot, klubi i Prishtinës përmes një video të postuar e bëri zyrtare se Munishi ka marrë drejtimin e klubit, dhe do ta udhëheqë atë me nisjen e sezonit të ardhshëm.
“Një epokë e re për FC Prishtinën po fillon…Mirësevjen Ismet Munishi”, thuhet në shkrimin e FC Prishtina në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?