Ia dha veturën për provë, “blerësi” zhduket për 9 muaj bashkë me veturën

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftuan se gjatë ditës së djeshme një dibran raportoi në polici se u mashtruar nga një person, të cilit i kishte dhënë veturën për provë para 9 muajve, ndërkaq i njëjti është i është paraqitur për të konfirmuar nëse do ta blejë të njëjtën.
“Një 37 vjeçar, banor i Dibrës ka raportuar se është mashtruar nga F.Q. nga fshati Velebrd, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Sipas raportit, ai më datë 18.10.2021 është dakorduar me F.Q., që t’i jepte për provë makinën e tij Mercedes S350 për një periudhë prej një muaji dhe nëse i përshtatet t’ia shiste atë. Siç është raportuar, F.Q. nuk ia ka kthyer automjetin dhe as nuk e ka telefonuar për të bërë shitje. Rasti është duke u zbardhur”, thanë nga MPB, shkruan TV21./21Media

Back to top button