Dëgjoni pak këngën e re nga Samanta Karavella
Artistja Samanta Karavella së shpejti do të sjellë projektin e ri muzikor.
”Margarita”, titullohet kënga e re e artistes, e cila është realizuar me videoklip.
Artistja ka ndarë edhe një sekuencë të shkurtër nga kënga.
Kënga e re do të publikohet të mërkurën dhe siç ka njoftuar Samanta, kjo këngë do të jetë pjesë e albumit për të cilin ajo është duke punuar.