Gjermania fiton bindshëm ndaj Italisë
Gjermania ka arritur fitore bindëse me rezultat 5-2 përballë Italisë në Borussia-Park në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen e fituar nga Gjermania, goli i parë u shënua në minutën e 10’ nga Joshua Kimmich.
Në fundin e pjesës së parë, Ilkay Gundogan dyfishoi epërsinë me një gol nga penalltia.
Gjermania mbajti tempon lart edhe në pjesën e dytë, duke shënuar me Muller në minutën 51’ dhe Werner 68’ dhe 69’.