Filloi seanca e Kuvendit, PDK kërkon ndërprerjen
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me 30 minuta vonesë.
PDK-ja kërkon të ndërpritet seanca që të fillojnë diskutimet me veteranët, qeverinë dhe komisionin për Buxhet për t’i përfshirë veteranët në projektligjin për rritjen e pagës minimale.
“Padrejtësia duhet të përmirësohet. Ne do të mundohemi të jemi konstruktiv. Ju kemi kërkuar që të mos jenë shkak veteranët për përplasjet tona. Për hatër të atyre që po qëndrojnë jashtë në këto temperatura të larta, duhet që kjo seance të ndërpritet dhe t’i ftojmë përfaqësuesit e veteranëve për konsultim”, ka thënë deputeti i këtij subjekti politik Abelard Tahiri./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?