Newcastle i siguron shërbimet e Botman

Newcastle United ka kompletuar nënshkrimin prej 35 milionë funtesh apo 42.9 milionë dollarësh të Sven Botman nga Lille.
Botman përfundoi testet mjekësore në Tyneside të martën përpara se të nënshkruante një marrëveshje pesëvjeçare me klubin e Premier Ligës.
Detajet zyrtare do të përfundojnë këtë javë, në të cilën Botman do të bëhet nënshkrimi i katërt i skuadrës gjatë verës pas Alex Murphy, Matt Targett dhe Nick Pope.
Mbrojtësi 22 vjeçar i bashkohet Neëcastle nga Lille pas dy sezonesh me klubin francez.
Ai fitoi titullin e Ligës 1 me Lille në 2020-2021, duke u paraqitur 47 herë në të gjitha garat dhe 37 herë në ligë./21Media

Back to top button