Elvana në duet me një këngëtare të huaj, tregon se kur do ta publikojë
Pas bashkëpunimit “Gajde” me Dhurata Dorën, këngëtarja Elvana Gjata do të sjellë edhe një duet shpejti. Por, kësaj radhe me një artiste të huaj.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Rumania, Antonia.
Lajmin e bëri të ditur sot artistja shqiptare, e cila përmes një imazhi në instagram tregoi se bashkëpunimi me Antonian do të publikohet nesër.

Kujtojmë që, bashkëpunimi i Elvana Gjatës me Dhurata Dorën “Gajde” është publikuar më 1 korrik dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 7 milionë klikime./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?