Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga janari janë raportuar 1 mijë e 109 raste të dhunës në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vetëm nga muaji janar e deri më tani janë raportuar 1 mijë e 109 raste të dhunës në familje. Megjithatë, ajo ka theksuar se ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që raste të tilla të mos neglizhohen.
“Vetëm prej janarit e deri tani raste të dhunës në familje të cilat janë raportuar janë 1 mijë e 109, pra vetëm brenda kësaj periudhe, por shqetësimi kryesor i imi lidhet me atë që ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen dhe duke pasur parasysh rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës në familje, po ashtu dhe ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet e sigurisë por edhe drejtësisë për këto raste, Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe me gjykatat në mënyrë që rastet e tilla të mos neglizhohen”, ka thënë Haxhiu.
Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në ora 15:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button