Turistët serb bllokohen në Valbonë, njëri vdiq nga infarkti
Disa turistë serb kanë mbetur të bllokuar ditën e sotme në Tropojë. Për pasojë njëri prej tyre, G.S., ka vdekur si pasojë e infarktit.
Për shkak të terrenit të vështirë, helikopteri nuk ka mundur të ulej.
Turistët po eksploronin në vendin “Majat e grykave të hapura” në Valbonë. Shërbimet e policisë së Tropojës dhe Forcat e Kërkim shpëtimit nga Kosova janë nisur drejt vendit.
“Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit”, thuhet në njoftimin e policisë./oranews