Zgjedhjet e brendshme në VV, Kurti flet për krijimin e një rregulloreje për mërgatën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për “një moment tepër të rëndësishëm”, ndërsa ftoi për “pjesëmarrje sa më të madhe” në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i LVV-së tha se do t’i zgjedhin strukturat drejtuese dhe ato të deleguara të partisë për secilin vendbanim, ndërsa theksoi krijimin e një rregulloreje të re për mërgatën.
“Qendrat e LVV-së në mërgatë nuk mund ta kenë mënyrën e njëjtë të organizimit sikurse në Kosovë”, tha Kurti.
Ai tha se LVV-ja do të ketë edhe dy struktura të reja, të Gruas për Vetëvendosje, dhe Rinisë për Vetëvendosje.
Kurti njoftoi se më 15 gusht hapet mundësia për kandidaturat në LVV dhe kush dëshiron dhe synon mund të kandidojë./21Media

Back to top button