Douglas Henshall nuk do të jetë më pjesë e “Shetland”
Aktori Douglas Henshall do të bëjë paraqitjen e fundit në dramën “Shetland”.
Ndërkaq, seriali rikthehet me sezonin e shtatë.
Henshall debutoi në rolin e Jimmy Perez në vitin 2013.
Ai vendosi të largohet në mënyrë që të eksplorojë mundësi tjera aktrimi.
Drama do të rikthehet për një tjetër seri në vitin 2023, me një titull që do të bëhet i ditur së shpejti.
“Ka qenë një nga privilegjet e karrierës sime. Për gati dhjetë vjet të punoja me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm si para dhe pas kamerës, si dhe të kaloja kaq shumë kohë në Shetland”, ka thënë aktori./21Media