Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë e ka suspenduar Fatmir Plakiqin nga pozita e drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka thënë se në vend të tij u emërua ushtrues detyre, Bujar Kaquri. Ajo ka shtuar se synim i Qeverisë së Kosovës është standardizimi dhe funksionalizimi i sistemit informativ shëndetësor.
“Sot është mbajtur mbledhja konstituive e bordit drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të emëruar nga Qeveria e Kosovës. Në këtë mbledhje u zgjodh kryesuesja që është përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë dhe zëvendëskryesuesi që është përfaqësues nga Ministria e Financave. Në këtë takim me shumicë votash u vendos që të suspendohet apo largim i përkohshëm i drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore Fatmir Plakiqi”, ka thënë Gexha-Bunjaku në një konferencë për media të enjten./21Media