Një person i vrarë, një i bllokuar në Bakhmut
Një person u vra në qytetin Bakhmut në rajonin e Donetskut të mërkurën pasi një hotel dykatësh u shkatërrua pjesërisht nga granatimet dhe një person tjetër u bllokua në rrënojat, informoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Donetsk.
Video dhe fotografi nga zona tregojnë dëme të mëdha dhe zjarre, ndërsa forcat ruse i afrohen qytetit.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko tha se trI raketa kishin goditur qytetin e afërt të Toretsk-ut, por nuk pati raportime për viktima.
Disa komunitete të tjera pranë Bakhmutit ishin nën zjarr intensiv, shtoi Kyrylenko, si dhe vende të tjera në linjat e frontit pranë qytetit të Donetsk.
Forcat ruse janë përpjekur të përparojnë drejt perëndimit përmes rajonit të Donetsk për disa javë, por deri më tani kanë bërë vetëm përparim në rritje, shkruan CNN./21Media