Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputeti ukrainas dorëzon në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e Kosovës

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar dje një draft-rezolutë në organin ligjvënës ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Deputeti ukrainas ka thënë se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.
“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button