Detaje nga takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun
Nesër në Bruksel mbahet takimi mes kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Ekipi i RTV21 po qëndron në Bruksel prej nga po sjell detaje rreth takimeve që u zhvilluan sot.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte rreth orës 20:00 është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kurti e ka quajtur këtë takim përgatitor para takimit të 18 gushtit mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson BE-ja./21Media