Hovenier e Abbott në Junik takohen me Shehun
Ambasdori i SHBA-së Jeffrey Hovenier së bashku me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott kanë takuar kryetarin e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehun.
Hovenier u shpreh se diskutuan për potencialin e Junikut.
Ndërkaq, duke e cilësuar si vizitë të mrekullueshme, Hovenier tha se u diskutua gjithashtu për prioritetet e zhvillimit ekonomik të kësaj komune.
“Vizitë e mrekullueshme sot në Komunën e Junikit, së bashku me Nick Abbott për të takuar kryetarin Shehu dhe anëtarët e ekipit të tij. Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”, shkroi Hovenier në Twitter./21Media
Wonderful visit to the Municipality of Junik today, together with @NickAbbottFCDO to meet Mayor Shehu and members of his team. We had a good discussion of Junik’s potential and the municipality’s economic development priorities. pic.twitter.com/urGRtcWS0s
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 22, 2022