Djegia e gjeneratorit, Haradinaj: Kanë nisë me hangër turpin me bukë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me zjarrin që u hap në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, ku besohet se u djeg një gjenerator.
“Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kane as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër! Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon!”, shkroi Haradianj.
Haradinaj u shpreh për Qeverinë në pushtet se “këta pos që po i hajnë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!”./21Media