Britney Spears publikoi këngën e parë pas gjashtë vjetësh

Britney Spears ka publikuar muzikën e saj të parë të re që kur u lirua nga një konservator që kontrollonte pothuajse çdo aspekt të jetës së saj.
Hold Me Closer një duet me Sir Elton John – u lansua të premten, duke shënuar rikthimin e Spears në muzikë pas një pauze gjashtëvjeçare.
“Është shumë bukur që po këndoj me një nga meshkujt më klasikë të kohës sonë”, tha ajo përpara publikimit.
“Jam disi e mbingarkuar… është një punë e madhe për mua!”
Kënga përfshin tre nga hitet klasike të Sir Elton – Tiny Dancer, The One dhe Don’t Go Breaking My Heart – në një ritëm klubi të freskët verës./21Media

Back to top button