Johnson fajëson Rusinë për krizën në vend: Putinit i pëlqen kjo
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka fajësuar Vladimir Putinin për përkeqësimin e krizës në vend.
Kryeministri në largim pretendoi se presidentit rus, Vladimir Putinit “i pëlqen” që çmimet po rriten.
Dhe megjithëse Johnson paralajmëroi se muajt në vazhdim mund të jenë “shumë të vështirë”, ai ka këmbëngulur se e ardhmja e vendit “do të jetë e artë”.
“Ishte pushtimi i Putinit i Ukrainës ai që tronditi tregjet e energjisë. Është lufta e Putinit që po u kushton konsumatorëve britanikë. Kjo është arsyeja pse fatura juaj e energjisë po dyfishohet. Kam frikë se Putini e di këtë. Atij i pëlqen. Dhe ai dëshiron që ne të shtrëngohemi”, shkroi Johnson.
Johnson pretendoi se presidenti beson se politikanët evropianë do të lehtësojnë sanksionet.
Por ai paralajmëroi se tërheqja e mbështetjes nga Ukraina do të ishte “çmenduri e plotë” – dhe këmbënguli se pozicioni i Putinit “bëhet më i dobët” çdo muaj që kalon./21Media