Kurti iu drejtohet qytetarëve serbë: Ndërroni targat, ato janë trashëgimi i Millosheviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ka filluar konvertimi i targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
Kurti iu ëshë drejtuar qytetarëve në Facebook përmes një video ku flet në gjuhën serbë. Ai thotë se nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
“Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre.Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro.”, thotë Kurti.

Në video ai deklaron se këto targa janë trashëgimi e Millosheviqit.
Në orët e para të 1 shtatorit është ndërperë lëshimi i fletave të hyrje-daljeve nga autoritetet serbe për qytetarët e Kosovës./21Media

Back to top button